Categories Lajme

“Në rrethin tim të ngushtë kam pasur 7 apo 8 persona me Covid”, Basha bën deklaratën e papritur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme në një takim me studentët në ambientet e Qytet Studentit. Gjatë fjalës së tij Basha bëri thirrje që ato duhet të jetë të kujdesshëm dhe të mbajnë distancën, shtoi se 7 apo 8 persona nga rrethi i tij i ngushtë janë infektuar me koronavirus.

Më tej Basha ka rrëfyer se babai i tij kishte ditëlindjen dy ditë më parë por ai s’mundi ta uronte duke qenë i pranishëm së afërmi. “Vetëm nga rrethi im i ngushtë, i bashkëpunëtorëve, miqve apo familjarë, ka patur 7 apo 8 raste me Covid. Prandaj ju them që duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur, në radhë të parë nga Covid, pastaj nga pasojat që vijnë nga pandemia.

Para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë, s’ka gjë më të dhimbshme se të mos i urosh së afërmi, por e bëjmë për t’i ruajtur ata. Eficenca është e ulët. Kanë pasur gjithë verën për t’u përgatitur, qeveria nuk ka bërë asgjë. Të mos mësosh as nga gabimet e tua dhe nga fqinjët është papërgjegjshmëri. Të mos mësosh as nga gabimet e tua dhe nga fqinjët është papërgjegjshmëri.

Nga sot deri në largimin e kësaj të keqeje gjithkush prej nesh duhet të vazhdojë ta ngrejë zërin. Ngrijeni zërin sepse po kërkoni atë që ju takon, që fqinjët tanë e kanë garantuar. Deri më 25 prill parësore duhet të jetë jeta e çdo shqiptari. Jemi në fillimin e një përkeqësimi edhe më të thellë në javët e ardhshme. Një ndër vendimet e para, rikuperimi i prapambetjeve që ka shkaktuar keqmenaxhim i i kësaj situate. Studentëve nga familje të varfra, do t’u mbulohet tarifa e shkollimit. Me 76 milion euro që u ka dhënë inceneratorëve, mbulohen tarifat e të gjithë studentëve.”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME