Categories Lajme

“Në rrugë me akull e dëborë s’bëhet shaka”, Policia apel shoferëve

Në disa qarqe të vendit tonë, si Korça, Dibra apo Elbasani ka pasur rreshje dëbore gjatë ditës së sotme, teksa situata në disa rrugë ka qenë problematike për shkak të ngricave. Pikërisht për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të mos neglizhojnë në kushte të tilla dhe për të dhënë këshillat e duhura, Policia e Shtetit ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook. Policia e Shtetit thotë se në rrugë me akull dhe dëborë nuk duhet të bëhet shaka, por të vendoset rripi i sigurimit, mos përdoret gazi i lartë, të tregohet kujdes me pedalin e franave, qarkullimi të bëhet me marshin e dytë si dhe të kontrollohet mjeti përpara udhëtimit në këto rrugë. Gjithashtu Policia këshillon drejtuesit që në rastet kur rëshkasin të ecin në drejtimin që shkon mjeti pa panik dhe pa rrotullime të ashpra.

”Numri i POLICISË 112

Nëse keni mundësi shmangni udhëtimin në rrugë me dëborë dhe akull. Kontrolloni, mjetin, gomat dhe furnizimin me karburant të mjaftueshëm. Tregoni kujdes maksimal në rrugët me dëborë dhe akull.

Ndiqni këshillat.

Paralajmërimet për kushtet e rrugëve kanë një rëndësi të madhe, për një qarkullim pa risk dhe me synim parandalimin e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.  Nëse je duke udhëtuar në rrugë me dëborë dhe mjeti rrëshqet gjithmonë duhet ndjekur drejtimi nga shkon mjeti, por pa panik dhe pa rrotullime të ashpra. -Redukto shpejtësinë kur je duke udhëtuar në një rrugë të mbulur me dëborë.  (Parandalo rrezikun)

-Ruaj një distancë sigurie të kujdesshme në raport me mjetin që udhëton përpara. Në rrugë me dëborë dhe akull distanca e ndalimit dhe frenimit është dukshëm më e madhe se rrugët normale për shkak të uljes së koeficientit të fërkimit me pneumatikët në borë dhe akull.

-Mos përdor pilot automatik në rrugët me dëborë dhe akull.

-Trego gjithmonë kujdes mbi timon dhe mbi pedalin e frenave.

-Vendos gjithmonë rripin e sigurimit.

-Mos bëj shaka në rrugë të tilla ku rreziku është dukshëm më i lartë se në kushtet normale.

-Në rrugë me dëborë  nuk përdoret qarkullimi me gaz të lartë (pa e sforcuar mjetin) ndoshta qarkullimi me marshin e dytë është më i sigurt.

-Të drejtosh mjetin në akse rrugore me dëborë dhe të mbuluara me akull kërkon një kujdes të shtuar në raport me rrugët në gjende normale.”- thuhet në videon e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME