Categories Lajme

“Në sallën operative, babai mori lajmin”. Përse u vra polici 28-vjeçar? Autori ende në arrati

“Babai punonte në sallën operative të policisë së Fierit. Dje fatkeqësisht mori lajmin tragjik gjatë kohës që ndodhej në punë…”. Kështu raporton këtë të martë gazetari Besar Bajraktaraj, teksa sjell të dhënat më të fundit për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.

28-vjeçari, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, do të përcillet paraditen e së mërkurës drejt banesës së fundit. Por shkaqet për vrasjen e tij me një plumb në kokë në mes të rrugës, janë ende të paqarta.

Shumë pikëpyetje ka për vdekjen e efektivit të “Shqiponjave”, i cili të hënën po shkonte për në punë, kur u qëllua për vdekje me pistoletë nga Azgan Mërnica. Ky i fundit, vetëm 23-vjeç, u arratis menjëherë pas krimit. Pavarësisht kontrollove të shumta në disa fshatra të Fierit ku dyshohet se ai fshihet, deri në këto momente arrestimi i tij nuk është bërë ende i mundur. Duket se edhe thirrjet publike si ajo e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla një ditë më parë për t’u vetëdorëzuar, kanë rënë në vesh të shurdhët.

Autoritetet hetimore mësohet se kanë sekuestruar kamerat në zonë në përpjekje për të zbuluar dinamikën e qartë të gjithçka ndodhi një ditë më parë, që çoi në ekzekutimin e Novruzit. Me dhjetëra persona, kryesisht familjarë e të afërm të autorit të ngjarjes, janë marrë në pyetje. Nuk dihet nëse ata kanë dhënë informacione të vlefshme për policinë. Kjo e fundit ka vënë edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që do të japë informacione që do të çojnë në arrestimin e autorit të dyshuar.
Në foto autori i dyshuar, Azgan Mërnica, 23 vjeç
Në foto autori i dyshuar, Azgan Mërnica, 23 vjeç

Sa i përket arsyeve, pistat janë disa. Policia zyrtarisht insiston se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Por gazetarët, teksa citojnë burime, aludojnë se pas vrasjes së policit mund të qëndrojnë ngjarje të shkuara e për pasojë vrasja mund të ketë ardhur në shenjë hakmarrje apo gjakmarrje. Si autori i dyshuar, ashtu sikurse viktima rezultojnë të dy me origjinë nga Hasi. Babai i viktimës, efektiv prej vitesh në radhët e policisë para viteve 2000 raportohet të ketë qëlluar për vdekje një person me rrezikshmëri të lartë, gjatë një operacioni policor. Teksa vetë 23-vjeçari Azgan Mërnica nuk rezulton me precedentë penalë, vëllai i tij ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për vrasje.

Mbetet për t’u sqaruar se cila është arsyeja që 23-vjeçari i mori jetën efektivit Cenalia. Ishte një sherr banal i çastit që e çoi të hapte zjarr në drejtim të uniformës së policisë? Apo ngjarjet e së shkuarës e çuan të qëllonte në shenjë hakmarrje?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME