Categories Lajme

“Në Samitin e NATO-s përsëritëm qëndrimin për Serbinë”/ Rama: Presioni të mos shkojë në krisje që sjell pasoja për…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se çfarë u diskutua gjatë samitit të NATO-s që zgjati për 3 ditë.

“Samiti ishte i vecantë për nga kohëzgjatja dhe pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat ashtu sikundër dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese që ishte dhe pjesa kryesore kishte edhe një element të rëndësishëm për ne që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë dhe MV që ti çelet rruga fillimit të negociatave.

Për të gjitha këto dhe për të tjera që mund të keni pyetje jemi këtu, në radhë të parë dëshiroj të kujtoj që me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë janë krijuar premisat që NATO të shtohet me 2 anëtarë të tjerë.

Edhe ajo ka qenë një negociatë e vështirë, e cila është përmbyllur në orët e fundit. Një fokus të veçantë ka pasur për Ballkanin Perëndimor, për kompleksitetin e rajonit dhe për vulnerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti, i njohuri dhe i përsërituri lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin.

Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për paqe, një stad tjetër i marrëdhënieve me NATO-n, kemi dhënë të gjithë argumentat përkatëse dhe është e udhës që e gjithë aleanca të kuptojë se pavarësisht mosnjohjes së Kosovës nga disa prej vendeve, kjo nuk është një kohë e zakonshme. Si një kohë e jashtëzakonshme kërkonte dhe akte të jashtëzakonshme. Kosova, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, ka mbajtur një qëndrim të qartë duke treguar maturi të rëndësishme si shtet në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME