Categories Lajme

Shkatërrohet 90% e prodhimit nga breshëri në Korçë, fermerët: Është një tërmet për ne, shteti të na…

Breshëri i rënë dje pasdite në disa fshatra në Korçë shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Në fshatrat Rembec, Orman, Pojan e Pendavinj dëmet me të mëdha janë shkaktuar në grurë, patate e fasule aq sa siperfaqet e dëmtuara në grurë shkojnë deri në 500 ha ndersa në kulturat e tjera bujqësore shkojnë deri në 100 ha.

Në fshatrat Rembec e Orman dëmet në grurë shkojnë deri në 400 hektarë. Sipas fermerëve ky breshër shkatëroi mbi 90% të prodhimit i cili pritej së shpejti të korrej.

“Ne ndodhemi para një fakti që jemi në një periudhe që fermerët presin nga dita në ditë. Do fillonte korrja, gjysëm orë shi që ra shkatërroi të gjithën, gati 95%. Dëmi në grurë është i jashtëzakonshem.Shpenzimet janë kolosale. Është një tërmet për ne. Gjithë prodhimi është hedhur përtokë. Kërkojmë nga shteti të na subvencionojë”– shprehen fermerët.

Nga ana tjetër shpenzimet për këtë vit kanë qënë tepër të larta për shkak të rritjes së imputeve bujqësore e ndersa bejnë me dije se kanë investuar shuma kolosale që arrijnë deri në 50 milionë lekë.

Për kryetarin e Bashkise Maliq Gëzim Topçiu situata është mjaft e vështirë, dëmet janë të shumta. Pritet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë grupet me ekspertë bujqësore që do të vlerësojnë në ccdo parcelë dëmet e shkaktuara.

Breshëri ka shkaktuar dëmë të mëdha edhe në Njësinë Administrative Progër kryesisht në frutikulturë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME