Categories Lajme

Në SHBA hapen më shumë vende pune sesa numri i të papunëve

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hapja e vendeve të reja të punës po i tejkalon shifrat e personave të papunë. Kjo po i vë në vështirësi bizneset kur bëhet fjalë për gjetjen e punëtorëve. Në anën tjetër, kjo gjendje po e inkurajon sistemin bankar t’i rrisë normat e interesit, pavarësisht ngadalësimit të rrijtes ekonomike në nivel botëror.

Ekonomistët thonë se ndikimin më të madh në zvogëlimin e vendeve të punës do ta kishte rritja e konsiderueshme e pagave. Rritja e pagesës për orët e punës ishte në nivelin 3.2 për qind në muajin dhjetor, që nuk paraqet ndonjë ngritje të konsiderueshme.

Besohet që shpërputhja mes numrit të vendeve të lira të punës dhe personave të papunësuar mund të jetë edhe si pasojë e mënyrave të lehta të publikimit të vendeve të lira të punës në internet. Një faktor tjetër mund të jetë mungesa e vullnetit të shumë të papunëve për ta deklaruar statusin e tyre apo për të kërkuar punë në mënyrë aktive.

Në tetor të vitit të kaluar, në tërë vendin ishin të hapura 7.1 milionë vende të lira të punës, rreth një milion më shumë se numri i të papunëve. Kjo shpërputhje është më e dukshme në perëndim të vendit, ku kishte 463 mijë vende pune më shumë sesa të papunë. Shumica e vendeve të punës ishin në sektorin e shitjeve me pakicë dhe ndërtimtari, shkruan “Reuters”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME