Categories Lajme

‘Në shkurt mbërrijnë dozat e para të vaksinës’, Kryeministri Hoti deklaratë: Do të vaksinojmë 20 mijë njerëz në ditë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur në një konferencë për mediat, për sigurimin e vaksinave antiCOVID për qytetarët e Kosovës. Hoti ka thënë se është përgatitur strategjia e imunizimit në bazë të cilit përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID. “Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, tha Hoti.

Ai shtoi se në të gjitha komunat, dhe në bazë të kësaj strategjie komunat me qendrat e mjekësisë familjare udhëzohen të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre kritereve. Hoti shtoi se synojnë që brenda dite të vaksinohen 20 mijë qytetarë. “Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është ta vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda dite”, tha Hoti.

Kryeministri u shpreh se presin që vaksinat e para të arrijnë në shkurt dhe pastaj të shpërndahen sipas strategjisë së imunizimit. Hoti përmendi edhe sasinë e vaksinave që Kosova pritet të marrë. “Dje janë konkretizuar marrëveshjet me Pfizer për 535 mijë vaksina, edhe me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe me COVAX më herët janë kryer proceduar për 720 mijë vaksina”, tha Hoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME