Categories Covid-19, Lajme

Albana Fico sqaron situatën e pandemisë në dy javët e fundit. Thirrja e rëndësishme për të rinjtë pas rasteve të reja

Drejtoresha e Përgjithshme e ISHP-së, Albana Fico ka folur për situatën e pandemisë së koronavirusit në dy javët e fundit në vendin tonë, duke sqaruar grupmoshën e personave më të prekur, të cilët janë 55-64 vjeç, ndërsa në vend të dytë rreshtohen të rinjtë e moshës 25-34 vjeç.

Në konferencën e Komitetit të Ekspertëve, Fico bën thirrjen që të gjithë të respektojnë masat, sidomos të rinjtë pasi nuk ka vend për vetëkënaqësi pasi transmetueshmëria mbetet e lartë.

Albana Fico: Situata në vend është vlerësuar në mënyrë dinamike dhe specifikisht gjatë festave të fundvitit për incidencën 14 ditore, totalin e rasteve të shtruara në spítal dhe numrin e humbjeve të jetës. Vetëm gjatë javës së fundit, niveli i incidencës është në vlerën 110 raste të reja për 100 mijë banorë. Pra koha që marrim në shqyrtim janë 23 dhjetor deri në 3 janar.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 48.7 vjeç. Vendin më të rëndësishëm e zë grupmosha 55-64, e ndjekur më pas nga 25-34 vjeç dhe e treta 45-54 vjeç. Jo pa qëllim e sollëm në mënyrë të vecantë përqindjen e grupmoshave sepse vihet re që ka rritje në grupmoshën 25-34 vjeç, ku gjejmë rastin ti bëjmë thirrje të rinjve të respektojnë masat.

Niveli i shfrytëzimit të shtratit mbetet 46.7%, një indikator që flet edhe për shtrimet spítalore. Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme me zbritje të lehta. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që jemi në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë, rastet spítalore vazhdojnë të jenë të rëndësishme dhe respektimi i masave, të cilat kanë kontribuar edhe në këto shifra të kësaj situate të qëndrueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME