Categories Lajme

PD reagon për tenderin 30 milionë euro të Portit të Durrësit

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për dhënien e tenderit me vlerë 30 milionë euro ndaj një kompanie malteze që do të marrë nën menaxhim Portin e Durrësit, por nuk do të bëjë asnjë investim. Në një deklaratë publike, Tabaku thotë se 30 milionë euro shkojnë tek pronarët e fshehur në parajsa fiskale dhe ngre tre pyetje, të cilave duhet ti përgjigjet Rama: Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie? Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit? Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU 109 ditë para largimit, Edi Rama po lë pas tokën e djegur. Radha i ka ardhur Portit të Durrësit, një aferë korruptive 30 milionë euro, që ne e denoncuam 2 muaj më parë. Njerëzit e papunë, të rinjtë që po e braktisin vendin se Rama nuk u la as edhe një mundësi për të shpresuar, biznesi dhe shtresa e mesme të rrjepur nga taksat nuk janë asgjë për Edi Ramën.

Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale. Edi Rama ka detyrimin t’u thotë sot shqiptarëve kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat. 109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t’u fshihet më shqiptarëve. Ata e dinë dhe e ndijejnë në lëkurë se për 8 vjet me radhë ky kryeministër i gënjeu, i mashtroi, shkatërroi ekonominë, rriti koston e jetesës dhe papunësinë. Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në listën e grabitjeve të taksave të tyre nga qeveria edhe Portin e Durrësit.

Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited” . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”. Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të  Durrësit, tek një kompani fantazëm.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama bën biznes të pistë me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve. Të njëjtën skemë ka ndjekur edhe me incineratorin e Tiranës, pronarët e të cilës janë të fshehur në llogari ofshore dhe paguhen miliona euro nga qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Erion Veliajt. Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie? Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit? Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

Këto pyetje duan përgjigje konkrete nga përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të ekonomisë sonë dhe i shpresës së mijëra të rinjve. 109 ditë para largimit të virusit më të keq për Shqipërinë, Partia Demokratike ka një angazhim konkret: Koncesioni 30 milionë euro në Portin e Durrësit do të hetohet me prioritet dhe ka për t’u anulluar! Kushdo që fshihet pas tij nuk ka për të gëzuar vjedhjen e shqiptarëve!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME