Categories Lajme

Në shpëtim të jetës gjatë pandemisë/ Skënder Brataj vlerësohet me medaljen “The Marshall Medal of Honour”

“Në këtë luftë, ne po mundohemi të bëjmë më të mirën, por kjo betejë është e të gjithëve”, tha sot Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ndërsa u nderua me çmimin “The Marshall Medal of Honour”. Ai shprehet se, “histori të mjekësisë që i kishim lexuar nëpër libra, filma fantastiko-shkencor me lloje virusesh kundër njerëzimit, sot po i jetojmë! Të gjitha këto histori na kanë mësuar që ka përherë zgjidhje, prandaj jeta triumfon gjithmonë”.

“Ne jemi në vijën e parë, ne ndjekim gjendjen e të sëmurëve, virusin, ambulancat, spitalet, shtretërit, medikamentet, materialet, planifikojmë ditët që do të vijnë. Ne kemi zgjedhur një profesion, ne kemi bërë një betim, ne kemi zgjedhur humanizmin. Ne kemi nevojë për mirëkuptim, për bashkëpunim, për të fituar këtë luftë me këtë virus të pamëshirshëm”, tha Brataj.

Po ashtu, Brataj tha se “ne mendojmë se në këto hapa nuk na shohin! Por jo!  Ju na ndiqni në të gjithë këtë proces. Ka shumë nga ju që na ndjekin dhe na vlerësojnë edhe pa e ditur ne!

“Ditën e djeshme, Organizata George C Marshall Albania me qendër në Tiranë, më dha kënaqësinë e vlerësimit me: Medalja e Nderit “Marshall” për mjekun Skënder Brataj, për kontributin e jashtëzakonshëm duke rrezikuar edhe jetën e tij për të shpëtuar një jetë tjetër gjatë situatës së pandemisë të COVID-19 në Shqipëri. Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar”, tha ai.

“Ky vlerësim i dedikohet atyre njerëzve dhe bluzave të bardha, që humbën jetën në këtë betejë; i përket çdo mjeku, infermieri, shoferi, pastruesi, oksigjenisti, tekniku dhe personeli tjetër mbështetës; i përket çdo bluze të bardhë në të gjithë botën, për atë që po bën në mbrojtje të jetës. Të gjithë ne jemi grimca të vogla në planetin Tokë që duam mbrojtjen e jetës. Vetëm së bashku siç kemi bërë gjithmonë do ja dalim. Jeta gjithmonë triumfon”, u shpreh Brataj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME