Categories Kuriozitete

Pogradecari që shpëtoi hebrenjtë në Bullgari, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Nga: Ruben Avxhiu Marko Konstandini (Marko Konstantinov) ishte një shqiptar nga Pogradeci që u vendos në Sofje të Bullgarisë, ku veç të tjerash kontribuoi në botimin më 1898 të veprës në gjuhën shqipe: “Kalendari Kombiar”. Sipas informacioneve të postuara nga studiuesi Dimitar Bechev, djali i tij u bë prift në Bullari dhe shpejt u njoh si një nga klerikët më në zë të vendit – me emrin Kiril. Nga posti i Mitropolitit të Plodvivit, Kirili i Bullgarisë luajti një rol të madh në ndalimin e deportimeve të mbi 1,500 hebrejve në kampet e përqendrimit në 1943.

Kur Kisha Bullgare rifitoi statusin e autoqefalisë në vitin 1953, djali i Marko Konstandinit u shpall Patriarku i parë i saj, një post që e mbajti deri sa vdiq në 1971. Për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës, ky Patriark me origjinë shqiptare i Kishës së Bullgarisë, gëzon sot një vend nderi në Muzeun e Yad Vashemit. Shkrimi (linku: KËTU) është nga ceremonia e nderimit të tij dhe Metropolitit Stefan në Yad Vashem. Pjesëmarrës (në fotografi duke marrë letrat e mirënjohjes) ishin edhe mbesa e Stefanit edhe nipi i tij Kirilit, profesori Kiril Markov.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME