Categories Lajme

Letra e dhimbshme e 30 vjeçares në Tiranë: Nuk më marrin në punë se nuk kam dhëmbët…

Varfëria pa dyshim që është një nga fenomenet më të shpeshta që haset në Shqipëri, sidomos në ato familje që janë zhytur në halle dhe probleme familjare. Një rast i tillë, ku një familje kërkon ndihmë për të dalë disi nga situata e vështirë që e kapluar, ka mbërritur pranë redaksisë së “JOQ Albania”. Një grua 30 vjeçare, banuese në Tiranë, ka ‘shtrirë’ dorën për ndihmë. Mes dhimbjesh dhe vështirësisë, gruaja shkruan se është një nënë e dy fëmijëve.

Letra: “Përshëndetje JOQ Ju lutëm publikojeni nëse e shihni të arsyeshme😔
Kam kohë që mëndoj t’ju shkruaj, por sa herë nisja e fshija përsëri më vinte shumë zor😔 Është hera e parë në jetën time që kërkoj diçka, ndoshta nuk është diçka e madhe për ju lexues dhe komentues, ose ndoshta do ju duket qesharake, por për mua është gjithcka. Jam një nënë e dy fëmijëve🙏 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Im shoq punon gjatë gjith ditës, por e gjithë rroga shkon në bankë kredi (kemi marrë një kredi për arsye shëndeti të fëmijës dhe timin direkt pas lindjes, sepse s’donim t’i binim në qafë asnjëriu për borgj.) Përveç rrogës merr edhe ndonjë bonus të vogël ku i shpenzojmë për të jetuar, (Një gjë që edhe mund të ulemi pa ngrënë darkë ndonjëherë ne dy prindërit që të nesërmën të kenë fëmijët një tjetër vakt të sigurt)😔

Kam vajtur për të kërkuar punë gjithandej ku lexoj kërkojmë punëtore por askund s’më pranojnë sepse kam fëmijë dhe më duhet të paktën që në oren 15:30 të marr femijët nga kopështi 😔Fillova në një fabrikë tekstile këtu afer shtëpisë, dhe të nesërmën më thërritën në zyrë dhe më thanë që të kemi marrë për provë por që duhet ta lesh tani punën. Sikur mu shëmb vëndi në ato çaste.

Të nesërmën më bëjnë me dije një punëtore tjetër që të hoqën sepse të kanë parë që skishe dhëmbët e parë kur ke dhënë intervistën😔 Vërtetë si kam dhëmbët por nga pamundësia për ti rregulluar, sepse kushtojnë shumë, kam vajtur në këtë gjëndje, (Shumë vënde ku kam vajtur për punë më kanë thënë “JO” pasi kam folur. E di, duhet një paraqitje e rregullt për të punuar diku, dhe pastërti, diçka që e kam parësore në familje, por nuk kam mundësi për ti vënë dhëmbët pa pasur një punë.

Jemi aq keq nga ana ekonomike këtë kohë (jam e vetëdijshme që ka edhe më keq). Nuk po kërkoj lek, sepse s’do më mbajë djersa e askujt, kërkoj një punë ku mund të paguhem dhe të mbaj familjen time…
Kush do t’më ndihmojë do i jemi falenderues e gjith familja….
Do i lexoj komentet një për një me padurim😔

Respekte për secilin nga ju që morët kohë për të lexuar një problem timin. Anonim ju lutëm, për të vetmen arsye sepse s’dua që dikush të tallet apo t’më bullizojë për hallin tim.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME