Categories Lajme

Në shtëpinë e nënë Gjelës, 105-vjeçarja që nuk ka përdorur kurrë medikamente, si iku familja nga Rrësheni për të investuar në fshat

Udhëtimi prej afro 15 km, rrugë të vështirë nga qyteza e Rrëshenit në fshatin Valcë. Një fshat me mrekulli natyrore dhe me reliev malor, por dora e banorëve ka sjellë zhvillime, ndërsa qëllimi ynë është të bashkëbisëdonim më 105 vjeçaren Gjela Doda.

Zef Gjonaj me profesionin e tij të hershëm arsimtar në zonën e Mirditës, i është kthyer atij të agronomit dhe kultivon pemën me interes ekonomik atë të Paulonias. Ky i fundit ka ndihmuar fermerët në kultivimin e kësaj peme, por ka dhënë dhe këshilla për kultivimin e vreshtarisë. Në Valcë disa fermerë kanë zgjeruar prodhimin e vreshtarisë si kulturë me interes për familjet e tyre.

Në familjen e nëna Gjelës ndodhen thuajse e tërë familja dhe 105 vjeçarja do të na ofrojë mikpritjen, ndonëse ka vështirësi në të shprehur. Kjo mikpritje shoqërohet nga tërë familjarët, duke na servirur sipas traditës, petullat me mjaltë, byrekun e zonës, lakrorin, reçelrat etj, prodhime tërësisht BIO. Zanafilla e bashkëbisedimit nis tek Gjela e cila na shoqëron me trokitjen e gotave të rakisë dhe verës së vreshtarisë së familjes.

Prenga na rrëfen për sekretin e jetëgjatësisë së nënës së tij. Gjela asnjëherë ne jetën e saj nuk ka përdorur medikamente dhe asnjë inxheksion nuk ka bërë në trupin e saj, edhe tani ajo gëzon shendet të mirë, shikon, dëgjon, ushqehet, sikur të ishte 60 vjeçare.

Nusja e shtëpisë tregon se kjo zonë, ka njerëz punëtorë, dhe kjo ishte një nga arsyet që preferova të largohem nga qyteza e Rrëshenit, për në fshat. Punojmë që të gjithë, dikush merret me prodhimet e vreshtarisë dhe pemtarisë, dhe bujqësinë, ndërsa unë dhe vajza e shtëpisë jemi në administratën vendore, por nuk i ndahemi punëve të fshatit. Fshati ka shumë punë, por ndjemë kënaqësi që jemi të gjithë në unison, dhe i gëzohemi invetimeve që po kryejmë në ndërtimin e bujtinës e cila do të shërbejë për turistët vendas dhe të huaj.

Prenga 72 vjeçari kryefamiljari na rrëfen për vreshtarinë, me prodhimet e sivjetme mjaft të kënaqshme. ‘Kam kryer shumë investime për vreshtari, dhe jo vetëm, por dhe pemtari, ndërsa do të shtoj sipërfaqen me kulturën e rrushit, si më me lerverdi ekonomike’. Ai tregon se mjaft turistë vizitojnë fshatin Valcë, me bukuritë natyrore të saj, ndaj shtëpinë me muret 300 vjeçare do të rikthej në bujtinë. Një tjetër investim që ka kryer Prenga, është dhe rezervati i peshkut, dhe kantina e verës, janë kërkesa që do plotësohen për turistët që preferojnë fshatin, me bukuritë e rralla natyrore, dhe njerëz puntorë në Valcë të njësisë Administrativë Malaj, ku dhe jeton 105 vjeçarja Gjela Doda, mbase vite më pas mund të konsiderohet më e moshuara, për t’u renditur në Gynes.SHKODRANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME