Categories Lajme

Zbulohet skema, ja si futen pro.stitutat në b.urgjet shqiptare

Zbulohet një skemë e përhapur pro.stitucioni ndër vite, nga bosët e kri.mit në bu.rgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orës njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të bu.rgorit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e pro.stitutave në bu.rgjet shqiptare.

Një burim nga departamenti juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve i shpjegoi Top-Channel se si funksiononte kjo skemë. Ligji tha ky burim ia njeh të drejtën të bur.gosurve të zhvillojnë takime speciale edhe me ato që konsiderohen si bashkëjetuese.

Pro.stitutat futeshin në bu.rgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese. Për të treguar se ato ishin partnere të personave në qeli, mjaftonte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 3.000 lekë përmes të cilit ato deklaronin se ishin partnere ose bashkëjetuese.

Deri më sot kaq mjafonte për një femër për të dëshmuar se ishte bashkëjetuese e një të bu.rgosuri. Por në fakt sipas ligjit për të dëshmuar se je bashkëjetuese e dikujt duhen të paraqiten një mori me prova.

Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj.
Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së pro.stitutave, nëpër bu.rgjet shqiptare.

Top-Channel ka parë një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili ku u kërkohet të gjithë zyrave juridike në bu.rgje të mos mjaftohen me një vërtetim të noterizuar.

Urdhëri kërkon që të zbatohen kërkesat e Kodit të Familjes se kush quhet bashkëjetues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME