Categories Lajme

“Në spitalet covid ka më shumë të dyshuar se sa pacientë të diagnostikuar”

Mjeku i njohur, Erion Dasho ka deklaruar se në spitalet COVID ka më shumë pacientë të dyshuar, se sa pacientë të diagnostikuar me koronavirus. Sipas mjekut, nuk dihet nëse personat e dyshuar pas shërimit dhe daljes nga spitali e kanë kaluar apo jo COVID-in, që ka shumë rëndësi për strategjitë parandaluese në të ardhmen. Ai thekson më tej se duhet të përdoret testi i antitrupave. “Në të dy rastet është e pakuptueshme se përse nuk përdoret testi i antitrupave i cili ka shumë gjasa të identifikojë antitrupa “IgM” duke nisur nga fundi i javës së parë të sëmundjes, atëherë kur edhe mendohet se mund të jetë negativizuar tamponi,”-shkruan Dasho në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Është shqetësues fakti se në dy spitalet ku trajtohen pacientë të prekur nga COVID, ka më shumë pacientë “të dyshuar” me COVID se sa pacientë të diagnostikuar. Një nga maksimat e para që na kanë mësuar profesorët në fakultet ka qënë se “pa diagnozë, nuk ka mjekim”. Kuptohet se paqartësia në vendosjen e diagnozës së COVID, e cënon procesin e përkujdesjes për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Përveç implikimeve për shëndetin e pacientëve, situata ka implikime edhe për shëndetin publik si në nivel individi, ashtu edhe në nivel popullate. Në nivel individi, nuk dihet në se, pas shërimit, këta persona e kanë kaluar apo jo COVID-in gjë që ka rëndësi për strategjitë parandaluese në të ardhmen. Në nivel komuniteti apo popullate, njohja e statusit lidhur me COVID tek këta pacientë ka rëndësi për të vlerësuar përhapjen e COVID në popullatë dhe orientuar gjurmimin.
Shumë ekspertë jashtë qeverisë kanë fajësuar Ministrinë për cilësinë e dobët të testeve. Ata kanë argumentuar se testet me besueshmëri të ulët kanë sjellë në pikën kur testimi nxjerr më tepër fals negativë (persona të prekur nga COVID që testi nuk i identifikon dot) se sa realisht pozitivë (persona të prekur që testi i identifikon si të tillë). Ditët e fundit kanë qarkulluar edhe idetë se pacientët janë paraqitur me shumë vonesë pranë spitaleve COVID, kur virusi ka “migruar” tashmë nga fyti (aty ku e identifikon testi i tamponit) drejt mushkërive.

Në të dy rastet është e pakuptueshme se përse nuk përdoret testi i antitrupave i cili ka shumë gjasa të identifikojë antitrupa IgM duke nisur nga fundi i javës së parë të sëmundjes, atëherë kur edhe mendohet se mund të jetë negativizuar tamponi. ËSHTË KOHA QË TË MENDOHET SERIOZISHT PËR DIAGNOZËN E SAKTË DHE TË BESUESHME TË PACIENTËVE TË PREKUR OSE TË DYSHUAR SI TË PREKUR ME COVID. KJO JO VETËM NË DOBI TË TYRE, POR EDHE NË DOBI TË KOMUNITETIT DHE GJITHË POPULLSISË!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME