Categories Lajme

Në Thumanë projekti i rindërtimit të banesave ende nuk ka nisur

Në Thumanë projekti i rindërtimit të banesave ende nuk ka nisur. Dhjetëra familje prej 9 muajsh qëndrojnë në çadra. Më në vështirësi janë personat që kanë probleme shëndetësore të cilët kërkojnë edhe më shumë përkujdesje.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të zonës të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre.

Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, – u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër. Një tjetër familje ka zgjedhur të jetojë në magazinën e ndërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Shqetësim nuk mbetet vetëm banesa por edhe mungesa e ndihmave

Artur Mirdita: “Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë. Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.“
Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona. Po ashtu rreth 11 mijë banesa pësuan dëmtime të rënda

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME