Categories Lajme, Turizëm

Në Vlorë sezoni përtej gushtit, pushuesve iu rikthyen 15 plazhe

Sezoni turistik veror në Vlorë pritet të vijojë përtej gushtit, ndaj institucionet thonë se do të mbeten të angazhuara  për të monitoruar sigurinë dhe ligjshmërinë. Prefekti i Qarkut si kryesues i Task Forcës në një analizë të këtij sezoni thotë se janë nxjerrë mësime për vitin e ardhshëm.  Aksioni për ligjshmërinë në plazhe që këtë verë mori përmasa kombëtare, në Vlorë u rikthyen pushuesve, 15 plazhe në zonat më të kërkuara.

15 plazhe në zonat e cilësuara më të mira dhe me të kërkuara nga turistët u janë vënë në dispozicion pushuesve pa pagesë gjatë aksionit për ligjshmërinë dhe sigurinë në bregdetin e Vlorës. Prefekti i Qarkut, si kryesues i Task Forcës për turizmin, thotë se këto hapësira ishin zaptuar nga privatët në mënyrë të paligjshme. Në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, që përfshin rivierën aq të lakmuar nga turistët funksionojnë 525 plazhe.

“Ka bërë të mundur që në këtë sezon turistik ne të rikthehmi tek ligjshmëria, të stacioneve të plazheve dhe siguria. I janë rikthyer qytetarëve rreth 15 plazhe më të lakmuara”, tha prefekti. Sezoni turistik veror në vlorë pritet të vijojë përtej gushtit, ndaj institicionet thonë se do të mbeten të angazhuara  për të monitoruar sigurinë dhe ligjshmërinë. “Për të afruar kushte sa më të mira punojmë që 2020 të mos na gjejë të papërgatitur në këto elementë” Lëvizja e anijeve turistike apo mjeteve private të pushuesve shtohet ndjeshëm në bregdetin e Vlorës gjatë muajve të verë. Aksidenti me djegien e një anijeje turistike gjatë sezonit shërbeu si një këmbanë alarmi për sigurinë në det të pushuesve.

“Të tregohemi sic po tregohemi të rrepte më të gjitha anijet turistike për të ofruar shërbimin sipas standardit” Duke pranuar se edhe ky sezon turistik në Vlorë u shoqërua me problematika të vjetra, prefekti thonë se janë nxjerrë mësime në mënyrë që të përmirësohen për vitin 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME