Categories Lajme

Negociatat/ Diplomati amerikan: Lini pas zemëratën, mblidhni veten dhe ecni përpara me reformat

Ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill i bëri thirrje politikës shqiptare të lërë zemërimin për vendimin e BE për negociatat, dhe të fillojë punën për plotësimin e kushteve.

Diplomati amerikan, cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore tha se mos hapja e negociatave është një zhgënjim, por që nuk duhet ndërprerë puna për realizimin e reformave.

 “Sa i përket negociatave ka njëfarë zhgënjimi por kjo gjë nuk të çon përpara. Duhet të mbledhim veten dhe të ecim para me realizimin e reformave. Duhet të lihet zemerata dhe të fillohet puna. Nuk po ju kërkohet të realizoni asgjë që nuk ju vlen juve”, tha Hill.

Ish-ambasadori amerikan foli edhe për situatën në Ballkan, mini-shengin ballkanik, dhe ndikimin rus në këtë rajon.

“Sa i përket mini-shengenit ballkanik, unë do të doja të shihja marrëveshje që rrisin lëvizshmërinë, nuk do të doja të shihja një marrëveshje që rritë lëvizshmërinë por ndalon marrëveshje më të gjera dhe më të mëdha. Ndërsa për ndikimin rus në këtë Ballkan, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, kam disa shqetësime për atë qe po ndodh në Ballkan për këtë pikëpamje, por nuk kam shqetësime për atë qe do te jetë e ardhmja. Ballkani do të jetë i integruar në BE dhe NATO.”, u shpreh diplomati amerikan.

Qëllimi i këtij samiti që do të zgjasë deri më datë 27 të këtij muaji, është paqja dhe siguria në rajon. Ky samit organizohet nga Federata e Paqes Universale, dhe do të marrin pjesë një numër i shumtë i ambasadorëve të paqes dhe personalitete nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME