Categories Lajme

Ngritja e SPAK/ Zbardhen emrat, kush janë tetë prokurorët që do të “zhdukin” korrupsionin dhe do hetojnë politikanët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri të ditur sot se do miratojë brenda një afati 30 ditor, tetë emrat e prokurorëve të SPAK, të cilët do të nisin punën për të hetuar rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe emrat e zyrtarëve të lartë, që janë aktualisht apo kanë qenë më parë pjesë politikës.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, KLP thekson se kryetari i saj, Gent Ibrahimi, ka raportuar para këshillit  fazën në të cilën ndodhet  ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsionit apo siç njihet ndryshe si SPAK.

Në korrik të këtij viti, KLP renditi 15 kandidatë që do ishin pjesë e garës për prokurorë në SPAK, por tetë prej tyre arritën të kalojnë me sukses procesin e vettingut në formë të prerë.

Sipas njoftimit të KLP-së të publikuar në faqen zyrtare,  tetë prokurorët që kaluan sitën e vettingut janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.  Këtu gjeni të plotë vendimet e mbledhjes së sotme të KLP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME