Categories Lajme

Negociatat/ Holanda zyrtarizon “Jo”-në për Shqipërinë, dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Holandës ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër thirrjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Është kjo tryezë që konfirmon nisjen zyrtare të negociatave, por sipas Holandës, vendi ynë nuk ka plotësuar ende kushtet e kërkuara nga Këshilli Evropian. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten për holandezet, kushte të paplotësuara nga Qeveria Shqiptare. Në këtë situatë, Qeveria holandeze propozon që negociatat me Tiranën të zyrtarizohen në një moment tjetër. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Amsterdami zyrtar nuk ka nxjerrë asnjë pengesë dhe se tryeza e parë ndërqeveritare mund të thirret sa po të jetë gati korniza e negociatave. Vendimet e Qeverisë i kanë kaluar tashmë Parlamentit holandez, që do të marrë vendimin përfundimtar.ORANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME