Categories Politike

Negociatat, Rama: Diskutimi në Parlamentin holandez, për politikë të brendshme

Duke komentuar diskutimet e bëra në Parlamentin e Holandës mbrëmjen e së martës për negociatat për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama thotë se u dëshmua qartë që debati po bëhej për politikën e brendshme të atij vendi.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Edi Rama u shpreh se diskutimet në Parlamentin holandez për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, iu drejtuan elektoratit të Holandës.

“Në debatin e djeshëm në Parlamentin e Holandës gjithkush që ka qenë i vëmendshëm e ka parë se si e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit është trajtuar një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet e bëra në Parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi. Në të gjithë qasjen e Parlamentit është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit, kundër zgjerimit, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të vazhduar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për ta ndaluar procesin e zgjerimit.

Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në gjykimin e pëgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të axhendës së tyre politike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME