Categories Lajme

Negociatat, sërish shtyrje për Shqipërinë

Komisioni Europian pritet t’u propozojë në qershor vendeve anëtare kornizën e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, dokument që i hap rrugën mbledhjes së konferencës së parë ndërqeveritare për të dy vendet. Por ndërsa Shkupi mund t’i hapë kapitujt e parë brenda fundit të këtij viti, Tirana do të presë plotësimin e parakushteve të Gjermanisë dhe të Holandës, që lidhen me ecurinë e reformave dhe ngritjen e institucioneve të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Zëdhënësja Ana Pisonero, tha Komisioni Europian filloi punën për përgatitjen kornizave të bisedimeve që kur u mor vendimi pozitiv për të dy vendet e Ballkanit Perëndimor nga anëtarët e bllokut. Korniza e bisedimeve është dokumenti që përmban parimet mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat mes dy palëve dhe pasi të jetë gati, duhet të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Në skenarin më optimist, Komisioni pret që korniza e prezantuar në qershor të miratohet nga të gjitha vendet anëtare deri në fund të vitit.

Nga 1 korriku i këtij viti, Gjermania do të marrë kryesimin e presidencës së BE-së dhe paraprakisht dihet se do të ketë vëmendje të posaçme mbi Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e bllokut. Megjithatë hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë do të varet nga vullneti i qeverisë në Tiranë.  Një tjetër garanci Ballkani Perëndimor pritet të marrë gjatë video-samitit të Zagrebit, ku sipas një projektrezolute që po qarkullon mes vendeve anëtare theksohet objektivi strategjik i anëtarësimit të plotë të rajonit në BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME