Categories Lajme

Festë me muzikë, infermierët dhe mjekët shqiptarë që shkuan në Itali

Rreth 10 mjekë e infermierë shqiptarë nga ekipi i 30 mjekëve që sot po priten të rikthehen në Shqipëri pas misionit të përfunduar në ndihmë të Italisë së goditur nga pandemia janë gjobitur me 500 euro gjobë, ndërsa dy prej tyre janë denoncuar. Media lokale italiane shpërndajnë sot lajmin se disa mjekë e infermierë shqiptarë që një ditë më parë i kanë dhënë fund misionit të tyre të ndihmës në rajonin e Lobmardisë janë gjobitur me 500 euro secili për shkelje të masave të regjimit të pandemisë e madje 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit. Gjithçka ka ndodhur një natë më parë në një hotel të Breshës ku një grup prej 10 personash nga 30 mjekët e infermierët shqiptarë,  po festonin në një prej dhomave të tyre duke pirë alkool e me muzikë të lartë. Një festim i tillë nuk është i lejueshëm nga rregullat e pandemisë, gjë që ka çuar pronarin e hotelit të Breshës të thërras forcat e rendit. Rreth 10 mjekë e shqiptarë janë gjobitur me 500 euro për mos respektim të rregullave e 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit.

“Po mundohemi të zbardhim se çfarë ka ndodhur mbrëmë në hotelin e Breshës ka deklaruar për mediat këshilltari rajonal i Partisë Fratelli d’Italia Gianpaolo Natali, i cili e gjen të papërshtatshme që ky ekip mjekësh të mbërritur për të ndihmuar vendin të kthehen në shtëpi me gjoba prej 500 euro.” “Do të kërkojmë ta analizojmë rastin në parlament “, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME