Categories Politike

Hajdari: Jemi egoistë dhe të pafytyrë, shqiptarët kanë nevojë për ne

Deputetja Rudina Hajdari ngriti shqetësimin se në parlament mungon solidariteti dhe humanizmi. Gjata fjalës së saj, deputetja Hajdari tha se qeveria po mundohet ta abuzojë me gjendjen aktuale. Ndërsa kishte një kritike për gjithë klasën politike, duke thënë se janë egoistë dhe të pafytyrë karshi shqiptarëve.

Rudina Hajdari: Sot po të shikoni ajo që na vjen në mendje sa herë flasim në këtë parlament mungon ajo që shumë shqiptarë e duan, mungon solidariteti, humanizmi, mungon një lloj politike ndryshe në këtë vend.  Kjo problematike është një nga gjërat kryesore që ka dominuar në politikën shqiptare. Asnjëherë kjo sallë nuk është orientuar drejt popullit shqiptar. Ky vit ka qenë viti sfidues për shqiptarët, ka qenë viti më i vështirë në 20 vitet e fundit.  Shqiptarët humbën më shumë jetë sesa në 20 vitet e fundit. Shqiptarët sot ndihen më të varfër se kurrë. Ne sot prap në këtë sallë jemi egoistë, jemi kaq të pafytyrë, jemi të pandrojtur për të folur për njeri-tjetrin. 

Po kur do vijë ajo ditë që ne ti orientohemi popullit shqiptar dhe ti themi që kjo sallë do përdoret vetëm për politikat që mbrojnë shëndetin, ekonominë dhe të gjitha aspektet që ata kanë nevojë në këto ditë të vështira.  Sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë për një fjalë të mirë për mbështetje, kanë nevojë për ndihmë. Ne nuk dimë t’ja japim ashtu siç duhet.  Në një anë kemi qeverinë që vetëm thur lavde për ato gjëra që po bën sot. Ndërkohë nuk janë të mjaftueshme. 

Kemi një ekzekutiv që po mundohet ta abuzojë me gjendjen aktuale. Ai që abuzon sot, të jeni të sigurt që do ti përgjigjet popullit në datën e zgjedhjeve. Ai që abuzon sot me shqiptarët me mënyrën si po sillet me ta, me mënyrën si po bëjnë fasha të ndryshme oraresh, një ditë po një ditë jo, monologë të ndryshme pa sens. Këta njerëz dinë ta kuptojnë se çfarë i thotë kryeministri sot. Ai kryeministër që sot tallet duke i marrë me video në pozicione të ndryshme dhe duke folur me veten, ai njeri po çon energjinë më negative në popull.  /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME