Categories Lajme

Negociatat/ Vaidere: Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ “Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të ketë një dritë jeshile në të ardhmen”, deklaroi sot eurodeputetja Inese Vaidere, duke folur për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkodra, Vaidere u shpreh se “nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo”. Gjithsesi, tha ajo, “nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe të forcimit të sundimit të ligjit”.

“BE sigurisht që është një organizatë e rëndësishme dhe demokratike. Në momentin që niveli i demokracisë do t’i afrohet nivelit të demokracisë së BE-së, normalisht që jeni të mirëpritur. Jo-ja nuk ishte vendim i Parlamentit Europian dhe nuk kam çfarë të shtoj më tepër”, tha eurodeputetja letoneze./m.m/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME