Categories Lajme

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë arrin në 32 mijë e 106 çështje

Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Brunilda Kadi, ka informuar se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë ka shkuar në 32 mijë e 106 çështje. Kjo shifër u pohua prej saj gjatë raportimit për veprimtarinë e gjykatave gjatë këtij viti. “Të ndërhyhet urgjent në plotësimin e gjykatës administrative Shkodër. Për back logun (stok) në Gjykatën e lartë propozojmë marrjen e masave nga KLGJ atëherë kur kjo gjykatë të bëhet funksionale.”- tha Kadi.

Sipas saj, shkaqet pse po zvarriten proceset në gjykata lidhen jo vetëm me procedurën si pritje të letër porosive, por edhe nga ngarkesa e gjyqtarëve. “Vëmë re që ka diferenca të gjykatave që nuk përdorin sistemin audio. Gjykatat argumentojnë regjistrimin audio për shkak të mungesës së sallave, kjo vihet re edhe në gjykatën e Tiranës.“- u vërejt më tej nga Kadi.

Muajt e fundit, shoqata e gjyqtarëve ka bërë thirje për përshpejtimin e procedurave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, e cila prej kohësh nuk funksionon me kapacitet të plotë të gjyqtarëve. Gjyqtari Erion Bani, paralajmëronte se në këto rrethana, jo vetëm që zgjidhja e çështjeve gjyqësore të qytetarëve do të zvarritej, por shumë të dënuar do të mund të fitonin lirinë.

Në kategorinë e parë të përfituesve përfshiheshin shtetasit e huaj që janë në pritje të ekstradimit. Më tej, radhiteshin ata të paraburgosur për të cilët gjykatat e rretheve apo Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën dhe presin vendimet e Gjykatës së Lartë. “Nga këto raste, Gjykata e Lartë nuk mund të marrë një afat përfundimtar. Pasi kalojnë afatet, revokohen masat.” – sqaronte Bani.

Për këto arsye, Bani shprehej në përkrahje të zbatimit të sugjerimit të misionit “EURALIUS”, i cili propozoi zgjidhjen provizore situatës përmes transferimit të përkohshëm të anëtarëve të gjykatave më të ulëta. Kjo zgjidhje, që propozohej vetëm për dosjet urgjente penale, u miratua unanimisht nga anëtarët e KLGJ-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME