Categories Lajme

Negociatori mes Izraelit dhe Hamasit: Shpresojmë për një marrëveshje brenda javës për lirimin e pengjeve

Një negociator i lartë, i cili ka qenë i përfshirë në bisedimet e fundit rreth lirimit të disa prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, i tha Associated Press se shpreson për një marrëveshje brenda një jave. Abbas Ibrahim, ish-shefi i inteligjencës së Libanit, tha se një marrëveshje mund të jetë afër nëse Izraeli lëviz.

“Mendoj se është e afërt nëse Izraeli tërhiqet nga disa kushte ose nga refuzimi i disa kushteve të kërkuara nga Hamasi, të cilat janë shumë logjike… Izraeli ende po i refuzon ato kushte. Kur të bien dakord me këto kushte, do të jetë e shpejtë marrëveshja.”, tha ai.

Pritet që sipas marrëveshjes që po diskutohet, disa nga 240 pengjet izraelitë të marrë në Gaza do të lirohen në këmbim të disa fëmijëve dhe grave palestineze të mbajtur aktualisht në burgjet e Izraelit.

Ibrahim tha se kushtet e Hamasit së paku përfshijnë lirinë e lëvizjes për njerëzit brenda Gazës nga jugu në veri ose nga veriu në jug.

“Kjo është një nga çështjet ku ka ende mosmarrëveshje. Por sipas mendimit tim, gjërat do të shkojnë drejt një fundi pozitiv. Do të ketë një shkëmbim dhe do të ketë një pauzë humanitare.”, tha ai.

Ibrahimi ka qenë i përfshirë në bisedime që nga fillimi i luftës gjashtë javë më parë, duke përfshirë evakuimin e civilëve dhe armëpushimet humanitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME