Categories Bota

Nëna braktis foshnjën dhe e hedh në pus mbeturinash, i shpëtohet jeta në minutat e fundit

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi foshnja e saj u gjet e hedhur në një pus mbeturinash në qytetin grek të Kalamata. Foshnja, vetëm disa ditëshe, u gjet të mërkurën nga një grua në zonë që e dëgjoi duke qarë.

Jeta e foshnjës ishte në rrezik pasi kamioni i mbeturinave do vinte më vonë për të zbrazur koshat. “Foshnja ishte me fat në fatkeqësinë e saj, pati një vonesë të kamionit që mbledh mbeturinat,”- tha kryetari i Komunës së Kalamata, Thanassis Vassilopoulos. “Kamionët e plehrave nuk ngarkojnë vetëm mbeturinat, ato i kompresojnë.”

Gruaja që gjeti foshnjën, Vassiliki Tsoni tha se fëmija ishte futur brenda një qese. Fëmija u dërgua në spital dhe pritet të shërohet. Policia konfirmoi më vonë se nëna e foshnjës, nga Gjeorgjia, u arrestua për tentativë vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME