Categories Teknologji

Zbulohet plani sekret i Apple për të nxjerrë jashtë loje operatorët celularë

Nuk dihet nëse Apple do të ndërtojë satelitët e saj po do të përdorë satelitët ekzistues që janë në orbitë. Interesi i Apple është tek transportimi i të dhënave direkt në pajisjet e saj duke eliminuar varësinë tek operatorët celularë.

Një ekip sekret në zyrat qendrore të Apple po punon për një teknologji të re wireless e cila mund të transmetojë të dhëna dhe konektivitet interneti raportoi Bloomberg ditën e Premte. Prodhuesi i iPhone ka punësuar dhjetëra inxhinierë nga industria e aeronautikës, satelitëve dhe dizajnit të antenave me qëllimin për të zhvilluar një teknologji që transmeton të dhëna nga satelitët tek pajisjet e kompanisë. Nuk dihet nëse Apple do të ndërtojë satelitët e saj apo do të përdorë satelitët ekzistues që janë në orbitë. Interesi i Apple është tek transportimi i të dhënave direkt në pajisjet e saj duke eliminuar varësinë tek operatorët celularë.

Teknologjia do të ndihmonte kompanitë ti anashkalonte ato dhe të përmirësonte më tutje teknologjinë e gjurmimit. Kujtojmë se në këtë industri po investojnë fuqishëm kompanitë si SpaceX e manjatit Elon Musk dhe Amazon i Jeff Bezos.

Projekti i Amazon do të shohë hedhjen në orbitë të 3,236 satelitëve të rinj që do të ofrojnë akses global në internet. Ndërsa kompania e Musk, SpaceX, ka hedhur dy satelitët e parë në orbitë të rrjetit Starlink i cili do të përbëhet nga 800 satelitë në total. Në 2015-ën tentativa e Facebook për të ndërtuar një rrjet të tillë dështoi dhe synonte të ofronte akses në internet në zonat ku mungonte ai fiks si Afrikë dhe Azi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME