Categories Lajme

Nëna e 4-vjeçares kërkon ndihmë për të shëruar Beharen. Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj

Është vetëm 4 vjeçe, por Beharja nuk mund të luajë me motrën e saj. Përkundrazi, i duhet të lu ftojë një ar mik që po i rr ezikon shëndetin. Që në lindje ajo kishte një anomali në fund të shpinës, e cila është duke i shkaktuar edhe shumë komplikacione të tjera. Vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila i ka dë mtuar edhe veshkat. Ndërsa gjendja shëndetësore sa vjen e i përkeqësohet.

“E regjistrova në kopësht, nuk e çova asnjë ditë sepse kam f rikë se mos sëmuret atje. Çdo ditë më thotë, o mami pse nuk më çon mua në kopësht. E vë çantën që i kam blerë dhe ecën nëpër shtëpi. I kam larë spitalet me lot, sipas doktorëve është rast shumë i komplikuar.”

Në an kth dhe e dë shpëruar, Enkeleda i trembet çdo minuti që kalon. Për Beharen koha nuk mund të presë dot më, pasi veç shqetësimeve të tjera, vuan edhe nga temperatura e lartë. Doktorët në Shqipëri i kanë thënë se bëhet fjalë për një ndërhyrje shumë të specializuar dhe se trajtimi mund të kryhet vetëm jashtë vendit.

“Bëhet goca akull çdo moment, e kap shumë herë temperatura dhe ka ethe. Kam shumë fr ikë sa herë sëmuret, se jam vetëm në shtëpi deri sa të vijë bashkëshorti mund të jetë shumë vonë. Sepse gjendja e gocës është shumë e rëndë.” Kryefamiljari është i punësuar në një pulari aty pranë, punon me orë të zgjatura për të fituar sado pak të holla; por përsëri për familjen është e vështirë t’ia dalin mbanë. Nuk kanë asnjë pasuri, ndërsa shtëpia ku jetojnë është e disa të afërmve. Prej vështirësisë ekonomike, Enkeleda e ka të pamundur t’i bëj vizita të shpeshta të bijës; ndërsa kontrolli i fundit mjekësor ka qenë afro 2 muaj më parë.

Beharja po kërkon veç një shpresë, sepse kjo, mund të jetë mundësia e saj e vetme për tu shëruar. Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME