Categories Lajme

Nëna e katër fëmijëve: E kisha ëndërr ti shkolloja, por s’kam mundësi

Dy fëmijët e familjes Ymeri në Tiranë, të moshës 8 dhe 6 vjeç janë të privuar për të shkuar në shkollë edhe pse arsimi 9 vjeçar është i detyrueshëm. Nëna e tyre Fatjona thotë se nuk mund të arsimojë fëmijët për shkak të pamundësisë  financiare. “Është shumë e vështirë. Vetë jam pa shkollë, thashë të kem fëmijët por nuk mu plotësua dëshira se duan kushte, rrobat, libra, çanta.”

Thotë se të ardhura sigurojnë vetëm nga mbledhja e kanaçeve. “Nga shteti asnjë lek, vetëm burri del për hekura. Duhet me shit kanaçet që të marrë bukë.” Ndihmesë për të shpesh herë bëhet nëna. “Njëherë mbeti 8 ditë pa punë dhe u futa borxh në dyqane. Kam akoma borxhe por shyqyr që kam mamin afër, më ndihmon kur nuk punon burri.”

Prej vitesh jeton në një barake sa për të futur kokën. “Gjithë barakja pikon nga fundi në fund. Kam pasur dhe krevatin e madh këtu, e nxora se pikon. Jam vetë e gjashtë që fle këtu. Shumë e vështirë se nuk kam dhe kushtet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME