Categories Lajme

Zemra ka stimuluesin e saj kardiak rezervë

Zemra ka një stimulues kardiak natyror “rezervë”, që mund të gjenerojë një puls dhe të kontrollojë rrahjet e zemrës, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Mançesterit, që ka identifikuar SAP (stimuluesin kardiak rezervë) në gjendje të zërë vendin e nyjes sinoatriale, me të cilën zemra gjeneron sinjale elektrike që e bëjnë atë të rrahë.

“Ky studim ndryshon plotësisht kuptimin tonë se si funksionon zemra dhe është shumë frymëzues”, tha Halina Dobrzynsky, një nga studiueset që drejtoi hulumtimin. Nyja sinoatriale është një grup qelizash që gjenden në murin e djathtë të veshit të zemrës, që kanë aftësinë të prodhojnë në mënyrë spontane impulset elektrike, që bëjnë zemrën të rrahë.

Kur ajo nuk funksionon siç duhet, rrahjet e zemrës mund të ngadalësohen, duke shkaktuar disapne dhe humbje ndjenjash. “Para këtij studimi, mendohej se nyja sinoatriale ishte vendi kryesor i aktivizimit në zemër. Kur kjo mungonte, mendohej se nyja atrioventrikulare, më afër barkushes së zemrës, hynte në punë. Tani, në vend të kësaj, ne njohim një vend tjetër, stimuluesin kardiak ndihmës të zemrës”, shpjegon Luca Soattin, bashkautor i studimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME