Categories Lajme

Nëna e moshuar nuk rresht së qari për të birin, shqiptarët i plotësojnë amanetin

Jetojnë në një shtëpi të ngritur me baltë dhe që mbahet në këmbë nga gëlqerja që një grua e moshuar, 75-vjeçare hedh mbi të që ta mbajë sa më gjatë në këmbë.Kjo është historia e familjes Hasani e cila jeton në fshatin Çerven të Fierit. Për shkak të temperaturës së lartë në moshën 7 vjeçare, ai nisi të humbte shikimin. Familja bëri çmos duke e vizituar dhe në mjekë të huaj, por shpresat u shuan me kalimin e kohës.Admiri jeton prej thuajse 40 vitesh në errësirë, por sjellja dhe humori i tij janë ndryshe. Një njeri i buzëqeshur dhe i sjellshëm, që gëzon respektin e të gjithë fshatit.

Admiri: Në moshën 7 vjeçare kalova një temperaturë shumë të lartë… 6 ditë me 40 e 41 gradë  dhe gradualisht humba shikimin. Pak vite më parë fatkeqësisht vdiq dhe heroi i Admirit, babai i tij… njeriu që i kish qëndruar për dekada me rradhë në këmbë dhe në shërbim. Ajo që ka mbetur në shtëpinë e familjes Hasani është tashmë nëna e tij dhe motrat. Nënë Sabushja është 76 vjeçe dhe ka ende forcë për të ecur përpara. Nuk e bën për veten dhe këtë e pranon me gojën e saj. Çfarë i ka mbetur forcë ja dedikon të birit të verbër. Nuk i pushojnë lotët kur flet për të.

Nëna e Admirit,  Sabushja: Me atë kam hequr vuajtjet, me atë i kam të gjitha vuajtjet… Djali mësonte ishte me nota të mira. Mësuesja na tha djali nuk të shikon. U detyrua djali të ndërpresi  shkollën. I ka mbetur peng gjithë jetën që nuk e vazhdoi shkollën. Sikur një gjysmë syri të më vijë më thotë do bëja mrekullinë Dhurata është motra e vogël e Admirit:  Jetën time ia kam kushtuar sot vëllait dhe nënës sime. Ky është premtimi im. Asnjëherë nuk do i lë vetëm. Vetë Admiri nuk kërkon asgjë. Por një peng e ka në jetë. Vëllai i tij i vogël Fredi prej vitesh tashmë nuk komunikon me familjen.

Admiri: Historia e Fredit më ka lënduar shumë se ka disa vite i larguar nga gjiri familjar. Pasi kreu shërbimin ushtarak, krijoi familje më pas emigroi jashtë. Nuk para kujtohej se në fshat kishte lënë prindërit e tij. Nuk vinte, i rëndonte prindërit. Kam dashur ta kisha pranë, ka shumë vite që nuk komunikoj me të. Me lutje i thoja të kthehej me vajzën që ta takonte  nëna. Thjesht dua që të kthehet të takojë mamanë sa është gjallë.  Kur e marr në telefon ma mbyll telefonin. Madje kur ndërroi jetë babi, ai nuk u kthye për varrimin. Kam ndjerë një boshllëk. Të mos vish ditën e fundit kur përcillet njeriu më i afër është e paimagjinueshme. Dëshira ime është që ai të kthehet” thotë Admiri.

Nënë Sabushja: Djali nuk flet 12 vjet është ne Greqi, më la me halle të mëdha. Nuk pyet ai djalë kur vë kokën në jastëk që ka lënë  nënën, vëllain që nuk shikon  dhe motrën. Nuk mendon për ne? Më qan zemra për të. Pavarësisht dhimbjes, gruaja 76 vjeçare e tregon se ka vetëm një hall të madh, një mendim që e mban zgjuar… të mund të ikë e qetë nga kjo botë duke ditur se i biri i verbër jeton në një shtëpi, dhe jo në banesën ku ata jetojnë, një grumbull balte me kallamishte.

Nënë Sabushja: Ta lë djalin me shtëpi dhe pastaj le të vdes, nuk dua më jetë.Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” e dëgjoi thirrjen e nënë Sabushes dhe arriti me ndihmën e shqiptarëve që të bënin të mundur ringitjen e një shtëpie modeste, por kësaj here jo me baltë e kallamishte… një shtëpi të vërtëte prej betoni.

Me përfundimin e banesës, Elvis Naçi çelësin e shtëpisë ja dorëzoi nënë Sabushes. Ajo hapi derën e shtëpisë së re, duke simbolizuar kësioj dhe mbajtjen e premtimit.

Admiri: Falë jush, ju falënderoj. Falë jush e shqiptarëve u arrit kjo ditë. Ju falënderoj. Sidrit Bejleri: Kush këngë t’ka pëlqy më shumë? Admiri: Xhamadani vija vija… Sidrit Bejleri i këndon xhandarin vija vija për Admirit Nënë Sabushja: I uroj të gjithë shqiptarët nga zemra dhe juve… ju faleminderit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME