Categories Lajme

Dy vëllezërit tetraplegjikë: Administratori gabon me pensionin tonë të invaliditetit

Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga familja Bicaj, për pensionin që merrnin në dorë të dy djemtë e tyre tetraplegjikë të kategorisë së parë.

Familja jeton në fshatin Mbrostar Urë të Fierit dhe për pensionin e dy djemve, si dhe kujdestarinë që e marrin të dy prindërit, ankohen se një muaj e marrin të plotë dhe një muaj tjetër jo.

Në total, familja Bicaj ka të ardhura 7.300 lekë, nga të cilat 2.000 prej secilit djalë dhe nga 1.500 që marrin prindërit për kujdestarinë.

“Në Njësinë Administarive të Vajkanit, personi që merret me ndihmën ekonomike bën edhe shpërndarjen e parave çdo muaj, drejt banorëve me aftësi të kufizuara, por ai na i jep paratë mangët”, shprehet Aqif Bicaj, babai i dy djemve tetraplegjikë. “Pasi ankohemi, administratori pranon gabimin dhe më pas e rimburson gabimin e bërë, duke i hedhur në llogari paratë e munguara”, shton më tej Aqifi.

Edhe djemtë pohojnë të njëjtën gjë, e madje shqetësimi i tyre ishte se muajt e fundit kishte ndodhur po një tjetër keqkuptim, por që kësaj here, zotëria nuk thotë se është bërë gabim, por që ua ka mbajtur 1.000 lekë pasi familja këtë shumë e ka marrë më përpara.

“Ne nuk duam ta akuzojmë se ai e bën qëllimisht për të na vjedhur, por ne thjesht duam të rishikojmë nëpërmjet jush këtë problem që na sjell ky person”, shprehet një nga djemtë e familjes.

Për të kuptuar problemin, gazetarët e “Fiksit”, bashkë me dy prindërit u drejtuan në Njësinë Administrative Vajkan. Zoti Mustafa, që bën shpërndarjen e pensioneve për njerëzit në nevojë dhe ndihmën ekonomike, e hedh poshtë pretendimin që ka familja Bicaj.

Ai sqaron se muajin e fundit, familjes i mungojnë 5.000 lekë në llogarinë e tyre, pasi në muajin shtator të vitit 2018 është bërë një gabim llogaritjesh nga ana e Bashkisë së Fierit, duke iu hedhur asokohe më shumë lekë se ç’iu takonte.

“Me që në shtator u dhanë gabimisht më shumë lekë, në nëntor u janë mbajtur paratë që u janë dhënë tepër”, përfundoi zyrtari i Njësisë Administrative Vajkan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME