Categories Lajme

Nëna mëson të birin si të vjedhë celularin në lokal

Të shumta janë rastet e vjedhjes së celularëve apo sendeve të tjera me vlerë nëpër lokale. Një rast i tillë ka ndodhur në një lokal në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Një grua, e cila është me djalin e saj të mitur, po e instrukton të birin se si të vjedhë. Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar episodin e “leksionit” të së ëmës për djalin e saj, të cilit mesa duket po i mëson “artin e vjedhjes”. Prapa tavolinës ku nënë e bir janë ulur, një qytetar kishte harruar celularin mbi tavolinë dhe ishte larguar. Kur vënë re telefonin e braktisur aty sipër, fillon edhe thurja e planit.

Pasi merr instruksionet nga e ëma, djali ngrihet dhe i afrohet tavolinës që ndodhet prapa krahëve të tyre, zgjat dorë për të marrë celularin e lënë mbi tavolinë dhe e fut në xhepin e xhupit. Ndërkohë që e ëma e tij qëndron pa lëvizur në karrigen e saj. Më pas largohen njëri pas tjetrit nga lokali. E gjithë kjo skenë zgjat 1 minutë e 36 sekonda.

Qytetari që kishte harruar celularin, u rikthye në lokal për ta marrë, por nuk e gjeti aty. Pasi pa kamerat e sigurisë, kuptoi çfarë kishte ndodhur. Ai ka bërë denoncim në Komisariatin Nr.1 të Policisë së Tiranës për gruan që duket qartësisht në video. Pas kallëzimit të bërë dhe pas publikimit të videos në media, mësohet se gruaja është paraqitur vetë në Komisariatin Nr.1 për të dorëzuar celularin. /Tvklan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME