Categories Lajme

Nëndetësja amerikane përplaset me një objekt të panjohur

Një nëndetëse sulmuese amerikane me energji bërthamore ka goditur një objekt në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore, njoftuan zyrtarët. Raportohet se 11 anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre janë lënduar më seriozisht. Të gjithë kanë marrë trajtim brenda nëndetëses, shkruan The Guardian.

Përmes një deklarate të shkurtër, në të cilën u dhanë pak hollësi për incidentin që ndodhi pesë ditë më parë, Flota e Paqësorit e ShBA-së tha se nëndetësja “USS Connecticut” është në gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme, ekuipazhi nuk ka pësuar lëndime që e rrezikojnë jetën dhe nëndetësja ende është plotësisht e operueshme. Në deklaratë nuk saktësohet vendi i incidentit, por dy zyrtarë të forcave detare, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se ai ndodhi në Detin e Kinës Jugore, kur nëndetësja po kryente operacione rutinore.

Ky incident ndodhi në kohën e eskalimit të tensioneve në rajon dhe në të njëjtën fundjavë, kur aeroplanmbajtëset amerikane e britanike kryen ushtrime ushtarake me Japoninë, Kanadanë, Holandën dhe Zelandën e re afër Tajvanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME