Categories Lajme

Nënë Liza në protestë: Po flemë jashtë, kjo është luftë brenda për brenda

Nënë Liza, e moshuara që është kthyer tashmë në simbol të protestës së banorëve të “5 Majit” ishte sot sërish përpara Parlamentit. Ajo kërkoi ndër të tjera që të marrin kontrata të rregullta për pronat e tyre.

Nënë Liza tha se që prej datës 19 janar kur u shembën banesat po flenë jashtë dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Sipas saj bashkia u ka dhënë dokumente false, ndërsa situatën e cilësoi si luftë brenda për brenda.

“Jemi pro zhvillimit, por jo të na nxjerrin jashtë në mëshirë të fatit. I bëj thirrje policisë të mos fusnin njerëz se jemi popullsi civile. Ishim te seanca Gledis Nano iku dhe nuk dha përgjigje. U  bëj thirrje tu japin kontrata të gjithëve. Unë jam në rrugë të madhe sot me 13 familjarë.

Nuk jemi duke bërë luftë me serbin, as me turkun, jemi në luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos se iku atë ditë, nuk ke mi gjuajtur ne mbi policinë por ata mbi ne. U bëj thirrje deputetëve se për votën vijnë. U bëj thirrje të plotësojnë letrat që duhen, jo false. S’ka shtet dhe polici që më rren mua. Unë nuk lëshoj firmë. Që prej datës 19 po flemë jashtë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME