Categories Lajme

Nënë Xhemailja tregon si e shpëtuan familjarët nga rrënojat e tërmetit

Kjo është 81-vjecarja Xhemaile Tema nga Ishmi. Në 26 nëntor rrënojat e banesës e zunë poshtë, por fatmirësisht familjarët arritën ta shpëtonin.

“Më ranë dy kanatet e djalit në shpinë. Më tërhoqi nusja me gjithë rrëshqanthi, pasi kishte qenë në gjumë të parë. Thash ore zot i madh, paskam qenë tepër. Tani më janë ngjallur gishtat e këmbëve. Kemi parë vdekjen para syve. Qysh kur ka rënë ky tërmet e këndej nuk jemi në binarë”

Nënë Xhemailja tregon se lëkundjet e forta të tërmetit ia shkatërruan shtëpinë ku jetonin 10 persona.

Që prej asaj kohe kanë jetuar në çadër por i ftohti i detyroi të riktheheshin në banesën që rrezikon të shembet e gjitha.

“Jemi me grip, u plevitosëm në çadër, kemi ardhur këtu, dhe jemi në ditë të zezë.”

Nënë Xhemailja i bën thirrje kryeministrit që ta ndihmojë sa më parë pasi nuk ka se ku të shkojë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME