Categories Sport

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në stadium”, arbitri 25-vjeçar: Tifozët shajnë…

Gjyqtari i futbollit është një profesion që nuk ndiqet nga shumë të rinj në Shqipëri. Arbitri është ai që merr gjithmonë të sharat nga të dy tifozeritë, lojtarët e trajnerët dalin të pakënaqur. Të rinjtë që aspirojnë rrugën e vështirë të gjykimit nuk janë të shumtë. Rasti i Noris Kozmajt është i veçantë. 25-vjeçari ka zgjedhur këtë rrugë, pasi la futbollin.

Ai e ka nisur nga amatorët, ndërsa tani ka arritur deri në Kategorinë e Dytë. Kozmaj shpreson të gjykojë në Kategorinë e Parë. Pavarësisht se është i ri ka rreth 100 ndeshje zyrtare. I ftuar sot në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, Kozmaj tha se e ka nisur duke luajtur futboll në fillim dhe më pas mori rrugë tjetër.

“E kam nisur si futbollist. Vij nga një familje sportistësh dhe prandaj nisa sportin Dëmtimet e shumta më larguan nga futbolli, e si pasojë zgjodha arbitrimin.  Më ka qëlluar të arbirtroj shokun tim të ngushtë, por puna është punë e shoqëria është shoqëri”, tha ai. I pyetur se çfarë mendon për sharjet që bëjnë tifozët ndaj arbitrave, ai tha se në fillim e bezdisshin, por tani është mësuar.

“Tifozët e kanë problemin me gjyqtarin, më pas me skuadrën e tyre dhe pastaj me kundërshtarët. Në Shkodër kemi shprehjen “ai që shan, shan veten”. Ka qenë e bezdishme, nënën e motrën e kemi gjithmonë në stadium.  Mendoj se vit pas viti, tifozët kanë nisur të ndërgjegjësohen”, tha ai duke qeshur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME