Categories Lifestyle

Nëse je lodhur duke jetuar me paragjykime, kjo këshillë është shkruar për ty!

Fakti i të jetuarit mes njerëzve të tjerë na ekspozon ndaj gjykimit të tyre qoftë pozitiv ose negativ: më shpesh, megjithatë, gjykimi i të tjerëve na ndikon aq shumë saqë ndryshon gjendjen tonë shpirtërore ose, më keq, mënyrën tonë të të qenurit. Lejimi i të tjerëve të ndryshojnë atë që jemi është shumë e rrezikshme: rreziku është të humbasësh vëmendjen për identitetin tënd dhe të adaptohemi herë pas here me atë që duan njerëzit përreth nesh.

Për të shmangur të gjitha këto, zgjidhja nuk është të heshtni të tjerët, por të mësoni se si të mos ndikoheni. Edhe midis grimcave atomike diçka e ngjashme ndodh me atë që ndodh ndërmjet njerëzve: Ajnshtajni pati thënë që kur dy grimca takohen, diçka ndryshon përgjithmonë në qenien e tyre. Edhe kur përfundimisht distancohen, fakti që ata ishin afër ndryshoi diçka rreth tyre.

Në mënyrë të ngjashme, një person që vazhdimisht na kritikon, mund të përfundojë duke e ndryshuar karakterin tonë përgjithnjë, ose të komprometojë marrëdhëniet me familjen tonë. Kur lejojmë që mendimet e të tjerëve të jenë të fuqishme deri në atë pikë sa të na ndikojnë, ne bëjmë një gabim serioz: zgjidhja është të largojmë njerëzit negativë, të cilët nuk janë të mirë për ne, por edhe të mësojmë se si të mos kushtëzohemi prejt tyre.

Ne duhet të jemi si varka në mes të detit, shkruan shkollaejetes. Mundohuni të imagjinoni një bovë në mes të detit: bovë e di shumë mirë që deti mund të jetë i qetë ose i stuhishëm, por kurrë nuk mbytet.

Edhe kur dallgët janë të larta dhe era lëshon gjithë zemërimin saj, varka është aty, mbetet në sipërfaqe. Ne duhet të jemi si bova, të vendosur në atë që ne jemi pavarësisht nga ato që thonë të tjerët: të vetëdijshëm për aftësitë dhe vlerat tona. Megjithatë, ndonjëherë, ndikimi mund të jetë pozitiv: të mësosh nga të tjerët atë që është e mirë për të na mësuar është rritje për shpirtin tonë. Ne nuk ndërtojmë një mur nga frika e gjykimeve, por duhet të mësojmë të filtrojmë atë që është e mirë për ne dhe atë çfarë është më mirë të mos e përthithim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME