Categories Turizëm

Faqja e njohur turistike: Shqipëria vendi i mrekullueshëm për t’u eksploruar

Një vend i vogël i vendosur në Gadishullin Ballkanik në Jug dhe Juglindje të Evropës. Ai ka shumë kështjella dhe zona arkeologjike. Edhe pse shumë turistë nuk dinë shumë për këtë vend, ai është i mrekullueshëm për t’u eksploruar sepse ofron  natyrën e egër dhe ajrin mesdhetar. Vendi është më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz në pushime krahasuar me vendet e tjera, shkruan faqja e njohur turistike nomadlo.com. Nëse planifikoni ta vizitoni, më poshtë janë atraksionet kryesore të Shqipërisë për t’u parë dhe shijuar:

BERATI

Qytet i vendosur në lumin Osum pikërisht në mes të Shqipërisë. Është i njohur për shtëpitë e tij të bardha otomane dhe gjithashtu është i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” sepse shtëpitë kanë shumë të tilla. Ai quhet ndryshe edhe qyteti i muzeve dhe kështu do të ishte një rast i shkëlqyer për ata që e duan historinë dhe kulturën.

RIVIERA SHQIPTARE

Riviera Shqiptare, që njihet edhe si Bregu, është një vijë bregdetare përgjatë detit Jon. Është relativisht më pak e mbushur me njerëz dhe plazhet ju mundësojnë gjithçka. Hotelet dhe ndërtimet e tjera ju ofrojnë të kaloni pushime të shkëlqyera, ndërsa fshatrat përreth ia vlen të vizitohen.

DURRËSI

Ky qytet i madh është qyteti port më i rëndësishëm në Shqipëri. Është i pasur si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor. Gjatë gjithë vitit hapen ekspozita. Sidoqoftë, Amfiteatri luan një rol kryesor dhe njihet si një tërheqje e rëndësishme e qytetit. Përveç kulturës dhe historisë, qyteti ka edhe plazhe për turistët.

KRUJA
Është një qytet i rrethuar nga shumë lokacione të rëndësishme, si kalaja e Krujës, e vendosur në qytetin e konsideruar si i shenjtë nga popullsia vendase. Ka muzeun ”Skënderbeu”, që është një kujtesë e luftërave në zonë. Për më tepër, zonat pranë qytetit janë me rëndësi kulturore dhe të mira për t’u vizituar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME