Categories Lajme

Nëse keni këtë formë trupi, ja dieta që duhet të mbani

Secila formë trupi, ka nevojë për dietën e saj. Trupi në formë drejtkëndëshi: Edhe pse femrat që kanë këtë formë trupore, karakterizuar nga ije të ngushta dhe linja të kraharorit dhe gjoksit të padefinuara, rrezikojnë më pak të shtojnë peshë, duhet të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor. Shtoni në shportën tuaj të konsumit ushqime që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 si p.sh bajame, arra, kikirikë, vaj ulliri, avokado, salmon etj, gjithmonë në sasi të moderuar.

Trupi në formë molle: Vajzat dhe gratë që kanë trup në formë molle janë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e barkut. Por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi dhjami i depozituar në këtë pjesë të trupit digjet më shpejt sesa dhjami në kofshë dhe vithe. Shtoni në shportën tuaj të konsumit të përditshëm agrume si portokalli, qitroja, limoni dhe mandarina, perime jeshile të stinës spinaqi, lakra, preshtë dhe qepët e njoma, si dhe nënproduktet e qumështit djathë, qumësht dhe kos.

Trupi në formë dardhe: Trupi në formë dardhe është lehtësisht i identifikueshëm pasi karakterizohet nga ije dhe vithe shumë të gjera krahasuar me bustin dhe gjerësinë e shpatullave. Femrat me trup dardhë e kanë më të vështirë të humbasin peshë, e njëkohësisht kanë edhe fatin e keq të fitojnë peshë lehtësisht. Shtoni në dietën tuaj sa më shumë smoothie me spinaq, mollë jeshile, fara liri, fara çia të cilat detoksifikojnë trupin dhe heqin toksinat. Përpiquni të evitoni sa më shumë kripën dhe sheqerin, si dhe proteinat shtazore. Në tryezën tuaj nuk duhet të mungojnë kurrë drithërat integrale, mish ii bardhë i pulës dhe produktet e detit.

Trupi ‘’ora e rërës”: Ky është trupi që do të dëshironte çdo femër pasi karakterizohet nga bel i hollë, kurse legeni dhe busti janë të gjerë. Një trup i tillë fiton peshë në mënyrë të barabartë, por nuk bën lehtë shumë muskuj.Femrat që kanë trup ”orë rëre” paraqesin më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glicemie dhe hani 5-6 ushqime të vogla në ditë. Hani sa më shumë fruta dhe perime të pasura në antioksidantë si qershi, shegë, domate, luleshtrydhe, panxhar, karota etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME