Instituti i Shëndetit Publik i drejtoi sot një apel qytetarëve përmes rrjeteve sociale se “nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rre.zikun e gripit.”
Në masat kryesore parashikohen të njëjtat këshilla që po jepen në mbarë botën nga OBSh kundër përhapjes së koronavirusit:
Ruani higjenën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.

