Categories Lajme

Nëse makina është me xhama të zinj, bëj kujdes…

Policia e shtetit ka ndëshkuar 87 drejtues pasi kanë lëvizur me automjete me xhama të errësuar. Sipas policisë 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë të makinës duke ulur edhe shikueshmërinë e drejtuesit të mjeteve, duke rritur kështu mundësinë e përfshirjes në aksidente.

“Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.

Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME