Categories Lajme

Nesër dita e pensionistëve, e diela e nënave me fëmijët! Shëtitjet lejohen deri në orën 11:00

Ashtu si fundjavën e kaluar edhe kjo fundjavë e kyçur për bizneset dhe qytetarët do të jetë e hapur me orare vetëm për fëmijët dhe pensionistët. Të shtunën do të lejohet të dalin vetëm pensionistët deri në orën 11:00 për shëtitje dhe duke ruajtur distancën sociale. Ata nuk lejohet të jenë të shoqëruar me më shumë se një person.

Ndërsa të dielën, dita do i kushtohet nënave më fëmijë deri në moshën 10 vjeç deri në orën 11:00. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në të gjithë vendin, edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç: Të moshuarve që do lejohen të dalin të shtunën deri në orën 11:00, Nënave me fëmijë (deri 10 vjeç) që do të lejohen të dalin të dielën deri në orën 11:00″, shkruan Manastirliu.

Edhe Kryeministri Rama njofton gjithashtu se dita e nesërme do i kushtohet  vetëm pensionistëve deri në orën 11:00. “Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME