Categories Bota, Lajme, Turizëm

‘The Guardian’ sjell fotot më të bukura nga bota, në krye pamja e flamingove duke fluturuar mbi lagunën e Nartës (FOTO)

Media e famshme britanike “The Guardian” ka sjellë fotot më të bukura të të gjithë botës në një ditë të vetme.

Në foton kryesore të shkrimit media ka zgjedhur një foto perlë të flamingove rozë duke fluturuar mbi lagunën e Nartës në Vlorë, te fotoreporterit Gent Shkullaku.

Në shumicën e fotove mbizotëron ‘efekti koronavirus’, që ka sjellë mbajtjen e maskave apo ndihma humanitare që po bëjnë shumë prej personave që kanë mundësi ekonomike.

Në Mbretërinë e Bashkuar është zgjedhur një foto e Georgia Riches, pronare e një biznesi duke ndihmuar personat që kanë nevojë për ushqime në këto ditë izolimi.

Në Wollongong të Australisë shfaqet anija e lundrimit “Princesha Ruby”, e cila u urdhërua të largohej nga ujërat australiane pas dy hetimeve të veçanta.

Hetimi po vazhdon se pse 2,700 pasagjerëve të saj u lejuan të zbrisnin në Sidney në mars pa kontrollet shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Në New Delhi të Indisë, punëtorët e komunës spërkasin dezinfektuesin në një zonë banimi.

Qindra hektarë të parkut kombëtar Biebrza në Poloni janë përfshirë nga zjarri për shkak të thatësirës.

Kurse në Los Angeles të SHBA-së, protestuesit kërkojnë që qeveria të rihapë shtetin gjatë një tubimi të hapur.

Ndërsa në Anaheim të SHBA-së, Chad dhe Tracey Robbins puthen me maska ​​të vëna në fytyrën, ndërsa mban qenin e tyre Huggy pas ceremonisë së tyre të dasmës.

‘The Guardian’ sjell fotot më të bukura nga bota, në krye pamja e flamingove duke fluturuar mbi lagunën e Nartës

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME