Categories Lajme

Nesër Kuvendi zhvillon seancë të jashtëzakonshme, çfarë pritet të diskutohet

Ditën e nesërme në orën 17:00 pritet që Kuvendi të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca do të mblidhet me kërkesë të kryeministrit Edi Rama dhe dhe kryetari të Kuvendit, Gramoz Ruçi për shkarkimin dhe miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë që opozita ka konfirmuar se nuk do të jetë e pranishme në Kuvend. Kujtojmë se opozita, kryesisht Partia Demokratike është shprehur për të vijuar bojkotin, ndërkohë që LSI dhe partitë e tjera opozitare janë shprehur për bojkot të kushtëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME