Categories Lajme

‘Nesër mblidhemi me Komitetin për…’, paralajmërimi i fortë i Silva Binos: Ne nuk e kemi kaluar më të keqen

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka zbuluar se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me të dhënat dhe më pas për të ndërmarrë masat e reja.

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në Rtsh, Bino pohoi se virusi qëndron në ajër për disa minuta dhe kjo rrit mundësitë për tu infektuar. Ndërkohë, Bino shtoi se për të këputur zinxhirin e infektimit duhet të aplikohet vaksinimi në të gjithë popullatën, diçka që sipas saj është e pamundur, pasi Shëndetësia Publike nuk u gjet në momentin më të mirë të saj.

“Ne i dijmë rrugët e transmetimit të infeksionit. Nëse nuk e dinim në fillim, tani e dijmë që jo vetëm përmes spërklave mund të infektosh dikë, por edhe kur flet pasi virusi qëndron në ajër. Rruga kryesore është në ajo ajrore. Këto janë disa elementë të rëndësishëm. Vendet kryesore të infektimit janë vendet e mbyllura, zyrat, baret, restorantet. Maska jo vetëm mbron veten, por edhe atë që ka përballë.

“Që të këpusësh zinxhirin e infektimit duhet të vaksinojmë të gjithë popullatën. Por, më vjen keq që e them se ne nuk mundemi ta arrijmë këtë. Për këtë duhet të marrin një seri masash. Që të rrisësh numrin e trajtimit nuk është e mundur. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë publike në momentin më të mirë. Ishte lënë pas dore që nga viti 1990. Këtë herë është kthyer një sy nga shëndeti publik.

A kanë nevojë për vaksinë ata që e kanë kaluar? Të gjithë është mirë që të vaksionohen. Por, jo detyrimisht. Fillimisht duhet të vaksionohen grupet e riskut. “Ne nuk e kemi kaluar më të keqen. Ne vëmë re se këto masa kanë një lloj impakti. Ky impakt matet me 2 javor. Ne thamë se me maskat nuk patën një rezultat të mirë. Por, ky bllokim dha një rezultat. Komiteti do të mblidhet nesër dhe do të diskutojmë me ato të dhëna që kemi marrë,” deklaroi Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME