Categories Sport

Neymar: Kujtimi im më i mirë është rrahja e PSG-së me Barcelonën

Neymar i ka rritur edhe më shumë tensionet me klubin e vet, Paris Saint-Germainin, pasi ka deklaruar se rikthimi klasik i Barcelonës pikërisht kundër PSG-së në sezonin 2016/17 të Ligës së Kampionëve, është mbase kujtimi më i mirë i tij.

Sulmuesi brazilian i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit francez, pasi thuhet se po përpiqet ta sigurojë kthimin te klubi i vjetër, Barcelona,. Për më tepër, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka konfirmuar se Neymar mund të largohet nëse ndonjë klub është i gatshëm ta paguajë çmimin që i është caktuar atij.

Neymar iu bashkua PSG-së nga Barça për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro në gusht të vitit 2017, pesë muaj pasi kishte luajtur rol kyç në triumfin madhështor të Barçës që e kishte eliminuar klubin parisien nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.PSG-ja e kishte fituar 4:0 ndeshjen e parë në shtëpi, por Barça e tronditi atë në Camp Nou duke fituar 6:1. Neymar shënoi dy nga gjashtë golat e Barçës, si dhe asistoi te goli i triumfit.

Duke folur në turneun e futbollit të vogël të Red Bull Neymar Jr, Neymar rrezikoi edhe më shumë t’i rrisë tensionet me klubin me deklaratën e tij.“Kujtimi im më i mirë si futbollist? Janë dy kujtime, e para triumfi në Lojërat Olimpike me Brazilin dhe e dyta, ‘remontada’ kundër Parisit. Ajo çfarë ndiem ne kur e shënuam golin e gjashtë… kurrë nuk kisha ndier diçka të tillë. ishte e jashtëzakonshme”, tha Neymar Oh My Goal. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME