Categories Lifestyle

Zhytje pas ushqimit? Ja çfarë thonë ekspertët

Ështe makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm femijet. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës dhe shpeshherë, shkak i betejave mes të rriturve dhe të vegjëlve të tyre kapriçoze.

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, në fqinjin përtej adriatikut raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, ( siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proçes dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen.Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me veshtirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tre orë përpara kredhjes. Ndërsa me një panine të thjeshtë apo ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME